Transmetuar më 05-07-2020, 21:54

Seanca e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli konfliktin që ka lindur në familje si pasojë e një prone.

Klara kërkoi të përballet me prindërit e saj, por në pamundësi që ata të ishin në studio për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, përballë saj ishte vëllai Geraldo.

Klara aktualisht banon së bashku me fëmijën e saj 8 vjeç në katin e katërt të banesës së prindërve. Ajo kërkon që të pajiset me dokumente në emrin e saj për këtë hyrje, por vëllai i saj u shpreh se kjo është e pamundur.

Sipas tij, kjo gjë nuk mund të bëhet sepse prindërit janë gjallë dhe gjithashtu prona ende nuk është e prindërve të tyre sepse janë ende në proces gjyqësor.

Në një lidhje telefonike, mamaja e tyre, Lindita u shpreh se derisa situata me pronën të zgjidhet dhe gjyqet të përfundojnë, e ka të pamundur ta mbajë vajzën në shtëpi, prandaj ajo duhet që të gjejë shtëpi me qera.