Transmetuar më 05-07-2020, 20:46

Samanta Karavello është një nga këngëtaret më të dashura te publiku shqiptar.

Këngët e saj pëlqehen shumë e ndërsa ajo njihet për zërin e saj të veçantë.

Ajo ka marrë pjesë që në moshë të vogël në audicione muzikore (Ethet e së Premtes) dhe jo më kot ka arritur deri këtu.

Noa.al, ju sjell momentin e konkurimit të saj në spektaklin muzikor, shumë të ndjekur në ato vite që moderohej nga Adi Krasta dhe ku talentet vlerësoheshin nga një juri profesioniste.

Samanta ka qenë vetëm 14 vjeçe kur ka konkuruar.

E vogël por me një zë mjaft të ëmbël, ajo konkuroi me një këngë italiane të Giorgia (Come Saprei).

Vlerësimet ishin mjaft të mira për të, saqë arriti të kalonte fazën e parë të audicionit.

"Me vrap të vijë", thoshte Elton Deda në vlerësimin e tij, ndersa vlerësimet e tjera mund ti dëgjoni në videot e mëposhtme./noa.al/