Transmetuar më 05-07-2020, 19:48

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, në Top Channel, u fol për “mamatë single”.

Ky trend vitet e fundit është futur dhe në vendin tonë.

Gjatë bisedës, balerini Graciano Tagani rrëfeu një histori personale.

Ai tha se prindërit e tij janë divorcuar shumë vite më parë dhe ai e ka ndjerë figurën mashkullore në shtëpi.

Megjithatë kjo nuk ka bërë që ai të marrë një drejtim të gabuar në jetën e tij.

Ndërkaq, Graciano shtoi se mamaja i ka plotësuar çdo gjë dhe në mënyrë metaforike u shpreh se është i gatshëm të përulet para saj.

“Unë jam rasti që jam rritur vetë me prindër të ndarë, normalisht më ka munguar prezenca e babit në familje. Por s’ka ndikuar aspak në rritje të keqe të vetes time. Ndërkohë që mami më ka plotësuar gjithmonë. Sakrificave të tilla unë i përulem dhe për mua janë heroina”, tha balerini.