Transmetuar më 05-07-2020, 17:50

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon denoncimin e një qytetari, teksa dëgjohet duke thënë se prej pesë ditësh është me simptoma të Covid-19, ndërkohë që nuk i përgjigjen autoritetet shëndetësore.

Regjistrimin audio të qytetarit, Berisha e ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, gjatë ditës së sotme.

“Kam pesë ditë që vuaj nga Covid. Kam shenjat e Covid, kam njoftuar të gjithë shtetin shqiptar. Nga 127, ministria e Shëndetësisë dhe deri te mjeku i familjes dhe nuk më përgjigjen të më vijnë të më bëjnë tamponin. Jetoj vetëm në Tiranë. Të lutem më ndihmo, të më vijnë të bëjnë tamponin”, dëgjohet të thotë qytetari, ndërsa i kërkon Berishës ta ndihmojë.

“Braktisje kriminale skandaloze e të sëmurit me covid! Dëgjoni thirrjen e tij! Turpi! Krim!”, shkruan Berisha krahas audios ku mund ta dëgjoni më poshtë:/noa.al/