Transmetuar më 05-07-2020, 17:40

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari, ka ndodhur në Itali.

Aksidenti tragjik u shënua në rrugën “Mezzina” në Itali të shtunën.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Kujtim Farruku, i cili po udhëtonte me makinë, kur u përplas me një mjet tjetër në zonën e “Sant’Elpidio a Mare”.

Shqiptari, i cili punonte në ndërtim, u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Për shkak të bllokimit mes llamarinave, nuk ia doli të mbijetojë.

Dy vite më parë, Kujtimi kishte humbur djalin 20 vjeçar si pasojë e një aksidenti në zonën “Monterubbiano”./noa.al/