Transmetuar më 05-07-2020, 17:23

Familja Josifi u shua thuajse e tëra në disa muaj. Fillimisht u konstatua vdekja e babaite më pas e nënë e bijë. Vetëm njëra vajzë, tani është gjallë.

Por çfarë ndodhi? Dyshimet janë ende në proces. Ajo që u mësua si fillim ishte vdekja e burrit të shtëpisë, siças raportimeve, me vetëvrasje. Josifët e Përmetit gjendeshin në Tiranë duke vazhduar jetën, por njëra vajzë edhe ajo kishte ikur nga kjo botë.

Lind pyetja, kush ndërroi jetë më parë, babai, për të cilin vdekja u njoftua 5 muaj më parë, apo e bija, për të cilën ka shumë dyshime se vdia dhe ajo me vetëflijim, por deri para 15 muajsh.

E ndërsa nëna e vajzës dhe bashkëshortja e të ndjerit u gjet dhe ajo e vdekur, tani të vërtetën mund ta thotë vetëm e mbijetuara.

Zyrtarisht ka pak gjëra që mësohen prej saj, por sot ka folur vëllai i Zhaneta Josifiy. Ne nje rrefim per “News 24″, Fejzo thote se mbesën e tij të ndjerë, Anisa, nuk e kishte takuar që prej 2 vitesh, duke shtuar se nuk ishte të dijeni se çfarë sekti ndiqnin ato konkretisht. “Anisa nuk dilte sa here shkonim ne shtëpi. Na thoshin “Anisa eshte ne shtepi, po lexon e po fle”. Nuk na shkonte kurre mendja qe do ndodhte kjo gje”- ka thene ai. Me tej ai shton se “prej kohesh nuk po kontaktoja dot me motrën. U detyrova te shkoja ne Polici. Motra me vajzen iu pergjigjen thirrjeve te Policise. Motra dhe Blerta i thane Policise “Jemi ne shtepi”. Policia na tha se motra me vajzat ishin mire. Anisen kam rreth 2 vjet pa e takua. Ne shtepi nuk kemi ndjere kurre ere te rende. Nuk e kuptojme arsyen e ketij akti ekstrem. Nuk kam informacion ne cilin sekt fetar ishin perfshire. Vajzat ishin me shkolle te larte, vetem e ema punonte”, tha ai.

Ndërkoha, daja i dy vajzave, pohoi se interesohej shpesh për to nëse kishin probleme apo kërcënoheshin nga dikush. Ndër të tjera ai tha se bashkëshorti i motrës së tij ishte vetëvrarë para 16 vitesh, pasi i kishte rënë një trompozë, ndërsa ishte hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonin.

“Interesohesha nese kishin probleme apo kercenime. Babai i vajzave pesoi tromboze para shume vitesh dhe më pas vetëvra. Ai u hodh nga kati i katërt i pallatit”- ka thene ai.