Transmetuar më 05-07-2020, 16:38

Instagram pritet të sjellë risi te "storiet".

Kompania po teston një format të ri për vendosjen e ‘Stories’ në krye dhe qendër të faqes.

Rrjeti social po punon me këtë buton të ri që të mundësojë shikimin e disa ‘storieve’ njëkohësisht. Përdoruesit nuk do të kenë pse të shfletojnë shumë gjatë për të parë postimet e miqve të tyre, por mjafton të klikojnë një buton të vetëm.

Ky tipar i ri po vihet në testim dhe ende nuk dihet kur mund të vijë për përdoruesit./noa.al/