Transmetuar më 05-07-2020, 16:20

Ylli i muzikës rap gjithashtu producent dhe sipërmarrës i njohur, Kanye West, synon të të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara këtë vit.

Njoftimin ai e bëri në një postim në Twitter, duke shkaktuar reagime.

“Tani duhet që të realizojmë premtimin e Amerikës duke besuar te Zoti, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen. Do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara,”-shkruan Kanye West në Twitter.

Nuk është ende e qartë se sa seriozisht e ka ai këtë deklaratë.

West, më parë ka qenë mbështetës i hapur i Presidentit Trump, madje është takuar me të në Zyrën Oval të Shtëpisë së Bardhë./noa.al/