Transmetuar më 05-07-2020, 14:42

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një prej femrave më seksi në vend, ku vijon që të ruajë linjat fizike, ndonëse kanë kaluar shumë vite që nga momenti kur u zgjodh Miss Shqipëria.

Këtë të diel, ajo ka publikuar një prej fotografive më seksi të sajat.

E veshur me bikini, e gjitha e lagur, Zai ka ndarë për ndjekësit një fotografi nga pishina.

Këngëtarja duket mjaft në formë dhe e plotësuar si në sferën personale edhe atë ekonomike.

Kujtojmë se Zaimina është e lidhur prej vitesh me Klodian Asllani, i cili ka qenë i martuar më parë dhe ka edhe dy vajza. Nga lidhja mes tyre Zaimina solli në jetë të bijën Khloe më 29 janar të vitit 2018. /a.y/noa.al