Transmetuar më 05-07-2020, 14:29

Ditën e sotme këngëtarja Eni Koçi feston ditëlindjen e saj, dhe duket se është e rrethuar gjithë dashuri.

I fejuari i saj, këngëtari Genc Prelvukaj ka publikuar një fotografi të këngëtares, bashkë me një prej urimeve më romantike.

“Urime ditëlindjen dashuria ime. Uroj të kesh jetë të gjatë dhe të lumtur. Në çdo ditë që hapet para nesh, do të mundohem ta mbaj buzëqeshjen në fytyrën tënde. Unë që të njohur mirësinë nuk gjej fjalë për të përshkruar, sepse çdo fjalë më duket e varfër”, shkruan Genci.

Më tej ai nuk kursen vlerësimet ndaj saj, shoqëruar me urime të ndjera, “Je njeri i mirë, që edhe mua më bën njeri të mirë. Të uroj të shkëlqesh në jetë, sikurse yjet lartë. Më shumë ndjenjë e dashuri unë do të jem pranë tejet, në ditë me diell e stuhi. Gotën lart, gëzuar”. /a.y/noa.al