Transmetuar më 05-07-2020, 13:49

Prej vitesh, gazetarja e njohur Ilva Tare është e martuar me ish-deputetin demokrat Eduard Selami.

Çifti ka krijuar një familje të këndshme, teksa janë bekuar me dy fëmijë.

Ditën e sotme, siç nuk e kishte bërë më parë, na ka prezantuar me familjen e plotë të saj.

Ajo ka publikuar një fotografi familjare, ku shihet me Eduardin dhe dy fëmijët, pasi vajza e tyre Melodi mbush 5 vjeç.

“Mel 5 vjeç. Si rriten kështu dhe vetëm kur sheh që ka festë në shtëpi! Në ditëlindjen e Mel’, shkruan Ilva.

Gazetarja ka edhe një djalë 3-vjeçar me emrin Thomas. /a.y/noa.al