Transmetuar më 05-07-2020, 12:54

Me ardhjen e verës, nxehtësia fillon të ndihet, kështu që bëhet më i shpeshtë përdorimi i kondicionerëve. Por shpesh mjafton një defekt, apo qëndrimi në një mjedis ku nuk ka ajër të tillë që të plasim vape.

Më poshtë sjellim disa hile se si ta mbajmë të freskët shtëpinë në verë:

Në mbrëmje– Një nga këshillat e para që duam t’ju japim është pikërisht kjo: në mbrëmje përpiquni të lini të hyjë sa më shumë ajër i pastër në shtëpi. Kjo pasi shtëpia është e përbërë nga sipërfaqe shumë të trasha që nxehen dhe ftohen shumë ngadalë, dyshemetë ose muret. Kështu që mbajtja e dritareve dhe dyerve të brendshme hapur natën, do të ndihmojnë për të rifreskuar veten.

Lulet zvarritëse- Natyra na jep dorë, kur nxehtësia na godet. Nëse keni mundësi, mundohuni që në ballkone të mbani lule zvarritëse. Këto bimë, ndihmojnë që të filtrohen rrezet e diellit dhe thithin nxehtësinë, çka ju mundëson që të qëndroni më të freskët në shtëpinë tuaj.

Nga jashtë– Mos harroni se për të mbajtur një shtëpi të freskët nga brenda, është e nevojshme të keni filtra të jashtëm. Mund të duket e parëndësishme, por të kesh tenda ose çadra ndihmon për të filtruar rrezet e diellit më shumë, duke na dhuruar një ndjesi të këndshme freskie. Edhe grilat e ulura, reduktojnë nxehtësinë.

Sugjerohen tendat e bardha, të cilat janë në gjendje të pasqyrojnë rrezet e diellit dhe gjithashtu japin një ndjesi më të madhe të freskisë.

Kujdes ndaj lagështisë– Për të pasur gjithmonë një shtëpi të freskët, duhet të ruajmë një klimë të thatë në shtëpi. Avujt e ujit do të ushqejnë lagështinë në dhomat tuaja dhe për pasojë menjëherë do të ndjeni një temperaturë më të ngrohtë dhe më të bezdisshme.

Në kuzhinë– Furra e ndezur, uji që vlon dhe gatimet intensive, e bëjnë të pashmangshme djersitjen dhe vapën. Kështu që shmangni gatimin me furrë ose avull kur është e mundur. E gjithë kjo gjeneron nxehtësi dhe lagështi që ngroh shtëpinë.

Përkundrazi, preferoni ushqime të pasura me ujë që mund të hahen të freskëta dhe të papërpunuara: kjo gjë jo vetëm që do të reduktojë punën tuaj, por gjithashtu do të merrni hidratim më të madh, i cili thelbësor gjatë këtyre ditëve të nxehta. /a.y/noa.al