Transmetuar më 05-07-2020, 12:20

Një i burgosur në Berat i konfirmuar pozitiv me koronavirus, ka infektuar katër familjarë.

Të infektuarit e fundit, janë konfirmuar mes tetë rasteve të raportuara në 24 orët e fundit.

Mësohet se të infektuarit janë kontakte të një të burgosuri, mes tyre dy të moshuar.

Kjo teksa i burgosuri ka qëndruar në arrest shtëpie gjatë pandemisë.

Ndërkohë i infektuar rezulton edhe një punonjës policie dhe një mësuese.

Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me Covid-19, si dhe janë shënuar 76 viktima.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 449; Durrës 205 Shkodër 169; Vlorë 119; Lezhë 60; Fier 48; Korçë 36; Kukës 20; Elbasan 16; Berat 16; Gjirokastër 13 dhe Dibër 9. /a.y/noa.al

Nuk rreshtin viktimat prej koronavirusit, dy pacientë ndërrojnë jetë

Sërish shifra të larta infektimesh me koronavirus, 74 raste të reja në 24 orë