Transmetuar më 05-07-2020, 11:48

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga kontrollet e policisë në terren, për zbatimin e masave kundër koronavirusit, tek personat e karantinuar të rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo”, shkruan Rama.

Ai shton se kushdo që është i prekur nga Covid-19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.

“Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha”, shkruan Kryeministri.

Ky mesazh vjen në një kohë që në 24 orët e fundit në vend u shënuan 74 infektime të reja dhe dy viktima.

Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me Covid-19, si dhe janë shënuar 76 viktima.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 449; Durrës 205 Shkodër 169; Vlorë 119; Lezhë 60; Fier 48; Korçë 36; Kukës 20; Elbasan 16; Berat 16; Gjirokastër 13 dhe Dibër 9. /a.y/noa.al

Nuk rreshtin viktimat prej koronavirusit, dy pacientë ndërrojnë jetë

Sërish shifra të larta infektimesh me koronavirus, 74 raste të reja në 24 orë

Kontrolle të infektuarve në shtëpi, Rama ndan videon: Policia i di të gjithaLAJMI:https://noa.al/lajmi/2020/07/2172838.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Dimanche 5 juillet 2020