Transmetuar më 05-07-2020, 09:44

Aktorja e njohur Olta Gixhari është shtatzënë për herë të parë, por duket se nga momenti i lindjes duhet edhe pak kohë.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me streçe të zeza dhe një kanotiere të bardhë ngjitur pas trupit, me anë të së cilës tregon barkun e rrumbullakosur.

Po ashtu Olta ka zbuluar edhe se ka hyrë në muajin e tetë të shtatzënisë dhe me gjasë në fund të gushtit do të mbajë foshnjën në krahë.

“32 javëshe shtatzënë dhe këto janë pushimet tona të fundit çift. Për pak javë kryevepra jonë do të na ndryshojë jetën, dhe ne mezi po e presim”, shkruan Olta. /a.y/noa.al