Transmetuar më 05-07-2020, 09:31

Infektohet me koronavirus babai i gazetarit shqiptar, Berat Buzhala. Lajmin e ka bërë me dije vetë gazetari, i cili njoftoi edhe infektimin e tij më 24 qershor.

Teksa i druhet shëndetit të të atit, ai kërkon që i ati të befasojë mjekët dhe të çohet.

Postimi i plotë i Buzhalës

Natën e mirë T’at. Bonu i fort e çohu nesër. Befasona neve, befasoi edhe mjekët.

E di që prapë kam me u marrë me ty, mas shpinës tande, ama gjithashtu e di që ti e ke ditë që unë po merrna me ty dhe veprat tuja. Na nuk jemi babë e djalë, na jemi shokë. Natën prinduc.

(Kurse ju të tjerët që po mendoni që COVID është shpikje me të vërtetë ju dëshiroj shumë fat. Fat i dëshiroj edhe shtetit që e ka vendosë me e pa si spektatator këtë luftë që tashmë ka fillu.) /a.y/noa.al