Transmetuar më 04-07-2020, 23:23

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj ka tërhequr vëmendjen me një dedikim për ditëlindjen e bashkëshortit të saj.

Dje, ish-kryeministri i Kosovës festoi 52-vjetorin, dhe urimet sigurisht nuk munguan, por më i veçanti do të mbetet ai i partneres së tij.

Në postimin në Instagram, ku ka publikuar disa foto nga momentet më të ëmbla me njëri-tjetrin, Anita e thërret Haradinajn “gjeneral i zemrës sime”. Ndër të tjera ajo e quan veten dhurata më e bukur e ditëlindjes së tij, ndërsa shton se 17 vitet që kanë kaluar bashkë kanë pasur sfida të mira dhe të këqija.

“Nuk dua të t’a heq asnje gradë e yll si gjeneral ushtrie e komandant i Luftës veq dua t’i shtoj nja dy më shum

Ti je gjenerali i zemrës sime, e gjeneral i dashurise se Gjinit, Hanes dhe Trimit,

Të duam përjetë Ramush Harandinaj! Gezuar Ditelindja e une edhe sot vazhdoj te mendoj qe jam dhurata me e bukur e ditelindjes sate! Gezuar 17 vjet bashk me te mira e te kqija ”!