Transmetuar më 04-07-2020, 23:07

Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug, ka dy shtëpi në Bodrum, por nuk po jeton në asnjëherën prej tyre.

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, të dyja banesat e tij, aktori i njohur ua vuri në dispozicion familjarëve, prindërve dhe anëtarëve të tjerë të familjes së madhe.

Vetë aktori dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer, kanë vendosur të marrin një vilë me qira po në Bodrum për të kaluar disa ditë pushime.

Vila e ndërtuar me 50 mijë gurë ka hapësirë të mjaftueshme për pushimet e çiftit. Mësohet se qiraja e një nate në vilën e aktorit kushton plot 6500 euro.