Transmetuar më 04-07-2020, 17:32

Të gjithë duan të flenë pak ditën, por diçka e papritur ndoshta nuk ia u lejon këtë kënaqësi.

Por ka një lajm të mirë për ata që flenë disa orë në drekë.

Gjumi i ditës ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës.  Shkencëtarë nga Universiteti Spitalor i  Lausanne, Zvicër, arritën në përfundimin se ka një lidhje mes gjumit të ditës dhe komplikimeve të zemrës.

Sipas tyre, nëse flini 1 ose 2 herë në javë nga 5 minuta deri në 1 orë, keni 48% shanse më pak të vuani nga një atak i papritur zemre, krahasuar me ata që nuk flenë fare.

Ndonëse për këtë studim ka ende diskutime, njerëzit duhet të kenë parasysh që fjetja nuk do t’i shpëtojë nga sëmundjet dhe komplikimet kardiake, por është një stil i mirë jetesë që ul rrezikun e tyre. /k.k/noa.al/