Transmetuar më 04-07-2020, 12:39

Kryeministri Edi Rama feston sot 56-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, ai ndau pak çaste më parë një foto, krah së ëmës.

"Me gruan që më dha jetën", shkroi Rama krahas fotos që bëri publike.

Rama duket se ka zgjedhur t’i bëjë një surprizë së ëmës, Aneta Rama, me rastin e ditëlindjes.

Kryeministri shqiptar ashtu si edhe herë të tjerë ditëlindja e ka gjetur me njerëzit më të afërt të familjes, duke mos preferuar që të bëjë publik më shumë detaje nga festa.

/NOA.al