Transmetuar më 04-07-2020, 09:33

Shtetet e Bashkuara të Amerikën festojnë sot 244-vjetorin e Pavarësisë.

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim përmes një video-mesazhi në Facebook, tha se ky 4 korrik do jetë ndryshe nga të tjerët, nisur nga pandemia COVID-19.

Kim u shpreh se ndonëse duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, amerikanët dhe shqiptarët janë po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë, në histori.

"Festimi i ditës së pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë, po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi nën një çati, për të festuar ditëlinndjen e 244-ët", u shpreh Kim në mesazhin e saj.

"Ndërsa duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, ne , amerikanët dhe shqiptarët jemi jemi po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrotja e lirisë sonë, e pavarësisë sonë, dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen", shprehet në video-mesazhin e saj ambasadorja amerikane Yuri Kim./NOA.al

Independence Day Message by Ambassador Yuri Kim

🇦🇱️ | Mesazhi i ambasadores Yuri Kim në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! #Gezuar4Korikun🇺🇸️ | Ambassador Yuri Kim's Message on the United States of America's Independence Day! #FourthOfJuly

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Jeudi 2 juillet 2020