Transmetuar më 04-07-2020, 02:43

Një ilaç që merret vetëm një herë dhe shpëton jetë. Por për çmimin që ka, fare pak njerëz mund ta blejnë. Shitet 2 milionë e 125 mijë dollarë amerikanë ose rreth 2.5 miliardë lekë të vjetra.

Në maj të vitit 2019, rregullatorët amerikanë miratuan lëshimin e ilaçit për përdorim. Ilaçi konsumohet një herë, dhe çmimi nuk është aspak i përballueshëm.

Një dozë e vetme e Zolgensma nga kompania farmaceutike zvicerane Novartis kushton 2.125 milionë dollarë, duke e bërë atë ilaçin më të shtrenjtë mjekësore në botë.

Ilaçi shërben për astrofizën muskulore spinale dhe njihet si “Zolgensma”. Ai është bërë një shtytës i rëndësishëm i rezultateve dukshëm më të mira të biznesit në tremujorin e tretë, sipas kompanisë farmaceutike Novartis, shkruan albinfo.ch.

Të ardhurat e përgjithshme të kompanisë për barna u rritën në 12.2 miliardë dollarë, dhe të ardhurat neto u rritën me tetë për qind.

Gjysma e pacientëve të sotëm që morën Zolgensma janë trajtuar më parë me Biogen.