Transmetuar më 03-07-2020, 22:09

Një video 18 sekondëshe e publikuar në Twitter tregonte se një prej punonjësve të OKB qëndronte në pjesën e pasme të fuoristradës i shoqëruar nga një femër. Kurse punonjësi i dytë qëndronte në vendin e shoferit.

Ngjarja ka ndodhur në Izrael disa ditë më parë.

Dy punonjësite Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë pezulluar nga detyra pasi u filmuan duke kryer marrëdhënie intime brenda automjetit zyrtar të OKB, sipas “Daily Mail”.

Për gruan është sqaruar se nuk ishte punonjëse të Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB ka thënë se pezullimi nga detyra për dy punonjësit është vendimi i duhur, për shkak të shkeljes së kodit të etikës dhe sjelljes së gabuar.

OKB dënoi këtë akt që ditën e publikimit të videos në internet, duke deklaruar se sjellja e dy nëpunësve të saj është e neveritshme dhe në kundërshtim me rregulloren e organizatës. Nuk është hera e parë që Organizata e Kombeve të Bashkuara vihet në qendër të akuzave për sjelljen e punonjësve të saj.

/NOA.al