Transmetuar më 03-07-2020, 18:18
Aktori i humorit Bes Kallaku njihet edhe për talentin tjetër që ai pretendon se zotëron, atë të këngës.
Bes Kallaku sapo publikoi hitin e tij të verës që e ka quajtur "KGT".
Ai shfaqet në klip si i fortë, me gjyshen, me shokë po aq të fortë, me fëmijë, në fshat pranë bujqësisë dhe blegtorisë dhe në fund edhe me një varg me hurdha varur në qafë.
Pjesë e klipit është dhe gjyshja e tij, e cila del me një shkop bejsbolli.
Duket se aktori, i sigurt nga suksesi, me hurdhrat ka dashur që të shmangë syrin e keq.
Videoja e publikuar në youtube terheq vëmendjen në shumë probleme sociale dhe më tepër se kaq.
/NOA.al