Transmetuar më 03-07-2020, 17:04

Ukraina planifikon të hapë ambasadën e saj në Shqipëri, këtë vit.

Zëvendësministri i jashtëm i Ukrainës e dha këtë premtim, gjatë takimit të pritjes me Fation Penin, i emëruar nga Shqipëria, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Me të njëjtin mision Peni ndodhet në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Bodnar informoi palën shqiptare për planin e vendit të tij, që të hapë brenda vitit 2020 ambasadën e saj në Tiranë, "e cila do të shënojë nisjen e një faze të re dhe historike mbi marrëdhëniet e shkëlqyera Ukrainë-Shqipëri".

Ukraina dhe Shqipëria kanë vlerësuar marrëdhëniet miqësore mes tyre, duke shprehur vullnetin e dy palëve, për t’i forcuar edhe më tej ato.

Bodnar e Peni vlerësuan edhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidoemos në linjat ajrore mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Më 26 qershor 2020 u zgjodh "Ukraine International Airlines" për udhëtime të rregullta mes dy kryeqyteteve, të Ukrainës dhe Shqipërisë.

Zyrtarët thanë se do të intensifikohet dialogu në nivel të lartë, mes dy vendeve.

/NOA.al