Transmetuar më 03-07-2020, 16:47

Jo vetëm opinioni shqiptar, por edhe ai i vendeve fqinje dhe më gjerë ka mbetur i tronditur nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Kombinat, Tiranë.

Shumë nga mediat greke kanë shkruar për ngjarjen e rrallë dhe tragjike.

Media helene “Zougla” raporton se tre gra, një nënë dhe dy vajzat e saj vendosën që të sakrifikojnë jetën e tyre, duke shpresuar në “ringjallje”, sipas udhëzimeve të një sekti fetar.

“Shtetasja Zhaneta Josifi dhe vajzat e saj, Anisa e Blerta vendosën që t’i japin fund jetës, duke shpresuar në ‘ringjallje’. Nëna e njëra vajzë ndërroi jetë, ndërsa Blerta është në gjendje të rëndë në spital”, shkruan media në fjalë.

Detaje të tjera nga ngjarja e rallë, dyshimet e policisë

Ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e  djeshme Tiranën, ku nëna me njërën nga dy vajzat e saj u gjetën të pajeta, ndërkohë që vajza tjetër e familjes ndodhej e shtruar në spital në gjendje të rëndë, do të jetë pjesë e një hetimi për të zbardhur shkaqet që çuan jo vetëm në aktin ekstrem, por edhe të padëgjuar më parë për nga mënyra sesi ato vendosë vetëflijimin.

Policia është duke mbledhur dëshmi me të gjitha personat që i kanë njohur nga afër, apo edhe me të cilat kanë pasur kontaktet e fundit.

Sipas dëshmive të para pikënisja e problemeve të familjes ka qenë një aksident në punë i babait të dy vajzave,  i cili kishte tentuar një herë vetëvrasjen, ku ka dashur të mbytet në lumë. Edhe pse kishte shpëtuar, më pas i kishte dhënë fund jetës. Gruaja me dy vajzat pas humbjes së kryefamiljarit, Llukanit, ish-mësues i njohur në Përmet, prej vitesh ndodheshin në vështirësi ekonomike, prandaj edhe për një jetë më të mirë ishin vendosur prej disa vitesh në Tiranë.

Dy vajzat nga Përmeti kishin mbaruar Arsimin e Lartë dhe njiheshin për sjellje dhe edukim të mirë, që në fëmijëri, ndonëse qartazi veç besimit fetar, ato bashkë me të ëmën mund të kenë vuajtur kohët e fundit nga probleme të shëndetit mendor. Pasi nuk kishin stabilizuar në një punë.

Kjo është edhe pista kryesore e hetimit, pasi besimi fetar sado ekstrem nuk mund të ketë ndikuar tek vendimi fatal, akoma më tepër për mënyrën sesi ato vendosën të vetëflijoheshin.

Megjithatë, më tepër se opinioni publik, kanë mbetur të tronditura me ngjarjen ata që i kanë njohur anëtarët e familjes Josifi, në Përmet dhe Tiranë.

Para se të vetëflijoheshin e bija më të ëmën, familjes i kishte vdekur edhe kryefamiljari, ata erdhën në një periferi të Tiranës. Duke qenë se nuk mund të përballonin jetesën këtu në Tiranë, ata i janë bashkuar një seti fetar, që i bënë që të marrin një akt të tillë. Duket se kur janë zhvendosur në Tiranë ka nisur drama, aty kanë zgjedhur për të ndjekur një besim fetar”, vijoi Mane.

Ky i fundit u shpreh se dyshon se ngjarja e tillë ka ndodhur për një lloj ekstremizmi fetar. Sipas tij, kjo ngjarje ka ardhur pikërisht se ata ishin të lidhur me sekt fetar.

Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe, kanë ndërruar jetë duke u vetëflijuar, ndërsa Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, në spital, në një prej ngjarjeve më të pazakonta dhe tronditëse të shoqërisë shqiptare.

Ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore ka zbuluar se 30-vjeçarja  Anisa Josifi kishte ndërruar jetë 15 muaj më parë. Sipas ekspertëve, trupi i mumifikuar ishte mbështjellë me çarçafë të hollë.

Këtë e ka konfirmuar dhe vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi, e cila ndodhet e shtruar në spital,në gjendje të rëndë.

Blerta deklaroi se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujin, për plot 40 ditë. “Edhe nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja.

Policia hyri nga dritarja e banjës drejt banesës së tyre, sepse ballkoni ishte mbyllur me kangjella hekuri. Ndërkohë, fqinjët kanë rrëfyer se e ëma me dy bijat qëndronin prej kohësh në izolim. Për erën e rëndë ata mendonin se mund të vinte nga tubacionet e ujravetë zeza.

Nëna dhe vajzat kishin shmangur kontaktet me banorët e tjerë të pallatit, prej muajsh. Veç besimit fetar, besohet se nëna me dy vajzat vuanin nga probleme të shëndetit mendor, ndoshta kjo edhe për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike.

Për vetëflijimin e Zhaneta Josifit së bashku me të bijën, ngjarje që ka tronditur opinionin publik, kanë folur edhe fqinjët e saj, me të cilët ajo nuk pranonte të takohej me ta për një kohë të gjatë.

Ngjarja ka marrë përmasa tragjike pasi dyshohet se vajza ka ndërruar jetë të paktën një vit më parë, ndërsa nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit duke pritur kështu ringjalljen e saj.

Ndërkohë qytetarët në Përmet, të cilët e kanë njohur familjen Josifi, thanë se ata ishin në gjendje të vështirë ekonomike, dhe se edhe kryefamiljari është vetëflijuar gjithashtu kohë më parë.

Ka qenë era e rëndë që shpërndahej në pallat për shkak të dekompozimit të trupit të Anisa Josifit, gjë e cila ka alarmuar banorët, sipas fshqinjëve të tyre. Vajza kishte ndërruar jetë një vit më parë, ndërsa ndërsa nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit duke pritur kështu ringjalljen e saj.

Ekspertët kanë konstatuar paraprakisht shenja mumifikimi në trup, për shkak të vajit të ullirit dhe uthullës, ndërsa fillimisht ajo ishte mbështjellë me çarçafë. Nëna dhe motra e kishin mbuluar trupin e Anisës me shumë jorganë dhe batanije me qëllim që të mos shpërndahej era e rëndë e dekompozimit.

Kunati i Zhaneta Josifit shprehet se kishte shkuar dy muaj më parë tek shtëpia e saj duke pyetur për vajzën, por ajo i kishte thënë se nuk e lenë të dalë jashtë, sepse nuk kishte përmbushur “ditët e Zotit”. Vëllai i Zhaneta Josifit ishte ai që lajmëroi policinë, pasi e motra nuk i përgjigjej prej disa ditësh në telefon. Pas ndërhyrjes së policisë në shtëpi janë gjetur Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi të vdekura, kurse Blerta Josifi në gjendje të rëndë shëndetësore.

/NOA.al