Transmetuar më 03-07-2020, 15:56
Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbolli, ka nisur mbledhjen e fakteve dhe të dhënave, në lidhje me ndeshje e ditës së djeshme mes Bylisit dhe Tiranës.
Kryeqytetasit u mposhtën 2-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, në një takim që ka ngjallur dyshime të forta për trukim.
Mbetet për t’u parë se çfarë ndodhi dje në atë takim, jehona e të cilit vijon edhe sot.
Reagimi i çuditshëm i lojtarëve të Tiranës ka stimuluar reagime për takimin.
Bylis-Tirana pati elemente të një ndeshjeje të dyshimtë, ku përveç paraqitjes së aktorëve të fushës, rezultati vërtetohet edhe nga lëvizjet e çuditshme të koeficienteve të kompanive të basteve. /k.k/noa.al/