Transmetuar më 03-07-2020, 14:59

U spërkat me alkool dhe iu vu zjarri. Verónica Soulé, 31 vjeç, gjeti vdekjen e djegur nga burri i saj, Lisandro Cabrala në Casas në, New Mexico.

Burri u përpoq të mbrohej, duke thënë se gruaja e tij i kishte vënë zjarrin vetes dhe se ai kishte tentuar që ta shuante, por pavarësisht kësaj u arrestua i akuzuar për vrasje.

Alarmi u dha nga nëna e Veronicas e cila jeton në shtëpinë ngjitur me atë të çiftit. Motra e viktimës, si dhe fqinjët e tjerë, thanë se kishin dëgjuar britma që vinin nga shtëpia rreth mesnatës së krimit.

Çifti kishte debatuar ashpër, deri kur burri shkoi në shtëpinë e vjehrrës duke thënë se Veronica i kishte vënë zjarrin vetes.

Të resë ju dha ndihma menjëherë dhe u dërgua në spital, por djegiet e pësuara i shkaktuan vdekjen.

Kur nëna dhe motrat shkuan në shtëpinë e viktimës, e gjetën 31-vjeçaren në një vaskë me ujë dhe hi. Para se të ndërronte jetë në krahët e nënës në spital, ajo arriti që ti thoshte se i shoqi donte që ti merrte dy fëmijët dhe do të largohej.

Ndërkohë që burri i cili pësoi djegie të shumta në duar, mohon me këmbëngulje akuzat, duke pretenduar se akti i rëndë ishte bërë prej vetë gruas, shkruan noa.al.

Ngjarja tronditëse ndodhi në 23 mars, por detajet e saj u zbuluan këto ditë, pasi burri u arratis pas krimit, për tu arrestuar vetëm më 29 qershor. /a.y/noa.al