Transmetuar më 03-07-2020, 11:52

Në konferencën e përbashkët për mediat me homologun Avdullah Hoti i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, në muajin shtator.

Ai bëri me dije se janë dakordësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me Covid do e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit.

“Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare dhe potencialin e nismave të përbashkëta”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al

Pallati Brigadave – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti🇽🇰🇦🇱

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 3 juillet 2020