Transmetuar më 03-07-2020, 08:20
Ditën e sotme këngëtari Getoar Selimi feston ditëlindjen. Sapo ka trokitur mesnata, bashkëshortja e tij Marina Vjollca i ka bërë një prej urimeve më të bukura.
Duke publikuar një fotografi të tij, Marina shkruan, “Gëzuar ditëlindjen, bashkëshorti im i dashur, heroi im,
burri im simpatik. Doja të të uroja më të mirat, por ti tashmë më ke mua dhe nuk ke nevojë”.
I lumturuar nga urimi i Marinës, Geti ka reaguar duke shkruar, “Jom me fat”. /a.y/noa.al