Transmetuar më 02-07-2020, 22:53

Kohët e fundit, këngëtarja Anxhela Peristeri mori pjesë në një sfilatë mode ku sfiloi me një veshje provokuese, duke vënë në pah trupin e gjatë dhe elegant.

Por para shfaqjes, këngëtarja tregoi se kishte pasur një problem të vogël me mamanë e saj, e cila nuk e kishte aprovuar këtë lloj veshjeje.

Duke treguar telashin me të ëmën, në Tv Klan, Peristeri tha se "nuk pata problem kur dola, pata problem para se të dilja" dhe shtoi:

"Sepse zakonisht më pyet mami se çfarë do të veshësh dhe i thashë që do të vesh një bady. Në moshën 34-vjeçe, më tha, do të dalësh me brekë? Megjithatë, kur panë sfilatën, të gjithëve u ka pëlqyer, sepse ajo është një veshje që është shumë klas dhe nuk ka vulgaritet brenda. Mendoj që është një nga veshjet më të bukura që kam veshur, më pëlqen shumë. Dua ta përdor më shpesh", tha Peristeri për veshjen që shihni në fotogaleri.