Transmetuar më 02-07-2020, 21:28

Një ngjarje e turpshme është regjistruar në Kosovë ku një i ri ka inskenuar rrëmbimin e tij, për ti marrë prindërve para.

Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë.

Nëna e 20 vjeçarit ka denoncuar në polici rrëmbimin e të birit, ku thuhej se ishte rrëmbyer nga dy persona dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë e caktuar parash.

Por në fakt e gjitha ka rezultuar mashtrim.

Si duket atij i nevojiteshin një shumë prej rreth 7 mijë eurosh, dhe për këtë, ai vetë inskenoi ngjarjen e rrëmbimit.

I riu është ndaluar nga policia dhe pas marrjes në pzetje ka treguar gjithë ngjarjen./noa.al/