Transmetuar më 02-07-2020, 20:27

Ish-zëvendës ministrja e shkarkuar e infrastrukturës në Ukrainë, Aleksandra Klitina, është rikthyer sërish në publik por kësaj radhe ndryshe.

37-vjeçarja është shfaqur me bikini ku  nëpërmjet një video-mesazhi ka njoftuar krijimin e partisë ‘Ukraina kundër korrupsionit’, ku mbante veshur bikini portokalli dhe dënonte burrat që udhëheqin aktualisht Ukrainën.

“Kam vendosur të luftoj vetë për të vërtetën pasi idiotët me pantallona janë të pashpresë. Partia ime do ua tregojë qejfin prostitutave politike mashkullore. Ata besojnë se kanë diçka në pantallonat e tyre dhe se kjo mjafton për të qenë të suksesshëm apo për të abuzuar gratë. Por gratë janë shumë herë më inteligjence e më të ndershme sesa jeni ju”.- tha ajo.

Vitin e kaluar ajo u largua nga detyra për shkak se kishte thënë se do të krijonte një parti për për të sfiduar “meshkujt e korruptuar”. /noa.al/