Transmetuar më 02-07-2020, 19:43

Bylisi ka treguar se është skuadër në nivelin e emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar.

Këtë e ka treguar në kampionat, por edhe në kupë ku sot arriti të mposhtë Tiranën favorite në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh që në minutën e 20, kryeqytetasit ulën ritmin dhe e pësuan nga ballshiotët.

Në pjesën e dytë Bylisi administroi më mirë lojën, dhe me dy golat e Muratajt hedh një hap të rëndësishëm drejt finales.

Nga ana tjetër Tiranës do t’i duhet shumë punë për të përmbysur gjithçka, pasi kalendari rezervon ndeshje të vështira edhe në kampionat, ku aktualisht mban vendin e parë. /k.k/noa.al/