Transmetuar më 02-07-2020, 09:58

Aktori i njohur Gent Hazizi flet për suksesin që ka arritur Ermal Mamaqi me dy filmat e tij të fundit dhe shumën e madhe që ka fituar.

Ai shprehet se nëse është i suksesshëm bravo i qoftë, por kjo nuk do të thotë që filmat e tjerë nuk janë të suksesshëm.

Hazizi merr si shembull Gjergj Xhuvanin dhe shprehet për emisionin “Ditë e Re” se:

“Të dëgjoj pse Gjergji nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vw dot në kandar këto gjëra. Unë ja them publikisht, mund t’ia them edhe personalisht, e mira është që të mos vetëquhet kineast. Unë nuk mund të quaj kineast atë, quaj Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Limanin etj.”

Sipas tij, kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se kushdo mund të dalw të filmojw disa gjëra dhe “të them kam bërë edhe unë film”.