Transmetuar më 01-07-2020, 23:39

Astrologër rendisin më poshtë 2 shenjat e horoskopit që bëjnë gjithçka për dashurinë.

Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit njihen për karakterin e tyre të fortë dhe të palëkundur, aq sa nuk do të ishte aspak habi në qoftë se i cilësojmë si më ‘’guximtarët’’ e horoskopit. Është në gjendje të kapërcejë edhe pengesat më të vështira, derisa të realizojë atë që dëshiron dhe sigurisht që rruga e ndjenjave nuk është gjithmonë më e lehta për ta, por një Dash nuk tërhiqet kurrë. Kur bie në dashuri më, dijeni që është në gjendje të bëjë edhe sakrificat më të vështira për t’i qëndruar pranë,si psh të heqë dorë nga mundësitë që vijnë vetëm një herë në jetë, vetëm për dashurinë.

Binjakët: Mos u habisni, Binjakët nuk janë aq të dyzuar siç mendoni. Përkundrazi është krejt e kundërta, kur janë të dashuruar ata mund të pushtojnë botën. Fitojnë një besim dhe vendosmëri të palëkundur që do ta kishin zili të gjithë. Binjakët e dashuruar nuk kanë frikë nga asgjë dhe nga askush, e dinë shumë mirë se çfarë, kur dhe si duan të shijojnë lidhjen e tyre dhe i kushtojnë shumë rëndësi emocionale. Me pak fjalë nuk stepen nga asgjë./noa.al/