Transmetuar më 01-07-2020, 23:20

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur 3 ditë më parë në Brazil ku korrospondentja e CNN, Bruna Masado ka rënë viktimë e një grabitje teksa ishte duke raportuar live në lidhje me rritjen e nivelit të lumit në Sao Paulo.

Në videon shihet se grabitësi ja kishte “vënë syrin” për ta grabitur për rreth dy minuta para se të futej në veprim.

Në fillim, gazetarja mendoi se njeriu i pastrehë me kapuç thjesht dëshironte të fliste me të dhe kështu ajo e përshëndeti.

Disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se qëllimet e tij nuk ishin vetëm miqësorë, pasi ky i fundit e ka kërcënuar me thikë në mënyrë që t’i jepte të gjithë celularët që kishte.

Gazetarja së pari i ka dhënë atij njërin telefon dhe më pas tjetrin.

Fatmirësisht nuk u lëndua nga kjo grabitje me thikë.

Më poshtë keni t1% gjithë momentin e ngjarjes:/noa.al/