Transmetuar më 01-07-2020, 21:06

Fiori Dardha është një nga gazetaret e njohura të ekranit shqiptar.

Në çdo dalje të saj në publik apo në çdo foto që hedh në rrjetet sociale, e kemi parë gjithmonë me syze.

Nisur nga pyetjet e shumta që i drejton në lidhje me këtë fakt dhe me sugjerimet se përse nuk e korrigjon numrin e syve me lazer, Fiori ka vendosur më në fund t’i sqarojë të gjithë.

Fiori ka pohuar se tashmë syzet i kanë marrë hije dhe se nuk i pëlqen vetja pa to.

Madje, ajo thotë se nuk i ka hequr as ditën e dasmës.

“Pse nuk e korrigjon numrin e syve me lazer?" – është një nga pyetjet që më bëhet shpesh. Sepse unë i dua shumë syzet optike! Më kanë marrë hije dhe nuk më pëlqen pamja ime pa to. Imagjinoni, nuk i kam hequr edhe kur u bëra nuse!”, shkruan Fiori./noa.al/