Transmetuar më 01-07-2020, 16:25

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka zbuluar se së shpejti ajo po pret të bëhet nënë për herë të parë.

Olta aktualisht ndodhet në plazhet e Andalaluzës, Spanjë.

Prej andej, përmes imazheve që bëri publik në Instagram, ajo ka tërhequr vëmendjen e dashamirësve të shumtë, mbi shtatzëninë e saj, ndonëse nuk ka zbuluar se cili është partneri, apo babi i bebes që pritet të vijë së shpejti në jetë .

Megjithatë, aktorja ka marrë komlimente të shumta.

Mes të tjerësh, këngëtarja Jonida Maliqi i ka dërguar disa zemra, kurse Alketa Vejsiu i është drejtuar me fjalët, "të puth ty dhe bebin", duke shtuar në një koment tjetër, "barkaluce e bukur".

/NOA.al