Transmetuar më 01-07-2020, 12:29

Një tavolinë gjigante e gjatë 515 metra, dhe mijëra persona për ti dhënë lamtumirën simbolikisht, koronavirusit.

Është kjo ajo që ndodhi në Pragë të Çekisë, të martën e 30 qershorit, duke u organizuar një festë e madhe në urën Carlo.

Të pranishmit kishin sjellë ushqime dhe pije me vete, për ti ndarë me fqinjët.

Gjatë festës nuk u respektua distanca sociale, pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë, pikërisht gjatë kësaj jave, paralajmëroi se pandemia nuk është aspak afër fundit.

Festa lindi në sajë të një feste në Facebook, nga pronari i një lokali Ondrej Kobza.

Ai tha për mediat se, “Duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit, çka i lejon njerëzit që të takohen dhe të tregojnë se nuk kanë frikë që ta bëjnë diçka të tillë. Dhe se nuk kanë frikë të marrin një copë panine nga fqinji i tyre”.

Republika Çeke numëron 349 viktima nga koronavirusi dhe 11.960 raste, në një popullsi prej 10 milionë banorësh. /a.y/noa.al