Transmetuar më 30-06-2020, 14:17

Qoftë në fushë apo jashtë saj, ajo që është e sigurt është se shënon gjithmonë rekorde.

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër rekord me një nga blerjet e tij.

Ai ka blerë një orë të dekoruar me diamant, për thuajse gjysmë milioni euro.

Bëhet fjalë për një orë Rolex, me flori të bardhë dhe e mbuluar me diamant.

Modeli në fjalë kushton 442.100 euro dhe ora e kushtueshme është parë të vendoset edhe nga partnerja e tij, modelja Georgina Rodriguez. /a.y/noa.al