Transmetuar më 29-06-2020, 23:32

Kosova ka regjistruar 122 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Gjithashtu mësohet se 81 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar 2799 me koronavirus, ku 1244 janë raste aktive.

1506 persona kanë fituar luftën me virusin vdekjeprurës, ndërsa 49 kanë humbur jetën. /noa.al/