Transmetuar më 29-06-2020, 20:43

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e dy fëmijëve shqiptarë, ka ndodhur në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur në Rhine Westphalia, në perëndim të Gjermanisë.

Tre fëmijë shqiptarë (trinjakë), së bashku me motrën, u futën në rezervuarin artificial të komshiut të tyre, me mendimin se mund të notonin, pasi e ngatërruar me një pishinë-komardare që vendoset nëpër oborre.

Trinjakët së bashku me motrën e tyre më të madhe vrapuan përtej rrugës ndërkohë që prindërit e tyre po flinin.

Të katër fëmijët kaluan rrugën dhe shkuan në rezervuarin e komshiut, duke menduar se mund të notonin, por fatkeqësisht dy prej tyre janë mbytur.

Vdekja e tyre u konsiderua një incident tragjik.

Fqinji si dhe familja e fëmijëve të vegjël, janë në gjendje shoku dhe po trajtohen nga ekspertët, thuhet në raporte.

Mediat lokale nuk kanë dhënë identitete për familjen, por thonë se janë me origjinë nga Shqipëria./noa.al/