Transmetuar më 29-06-2020, 00:39

Ja ku u afruam në fund të këtij muaji me shumë ndryshime ditë pas dite. Për të gjithë ju që do të nisni pushimet këtë javë pranë detit, ju presin orë të gjata plot diell.

Ndërsa ju që preferoni shëtitje në mal në formë të izoluar gjatë orëve më të nxehta do të shfaqet shiu si në tabelë.

Mesdheu do të përfshihet nga një valë të nxehti Afrikan që do të sjellë me vete temperatura të larta dhe zagushi.

Era do të mbizotërojë veriperëndim dhe jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Ju urojmë një javë të mbarë dhe kujdes nga rrezet e forta të diellit!