Transmetuar më 28-06-2020, 14:06
Foto ilustruese

Një 45 vjeçar raportohet të ketë humbur jetën në spitalin infektiv të QSUT i njohur dhe si Covid1. Viktima, mësohet se nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Kjo vdekje nuk është raportua sot nga ministria e Shëndetësisë dhe as ditën e djeshme. Noa.al kërkoi informacion zyrtar nga MSH, por ajo tha se nuk kishte informacion për një ngjarje të tillë.

Familja Xh. në Tiranë, njoftoi se tre ditë më parë, të mërkurën, ishte shtruar në spitalin infektiv në QSUT, 45 vjeçari. Ai nuk kishte sëmundje të tjera.

Sipas të dhënave nga familja, 45 vjeçari qëndroi 3 ditë në këtë spital dhe ditën e djeshme, e shtunë, ndërroi jetë.

Rasti i fundit, është i përsëritur kur ministria r Shëndetësisë nuk raporton fatalitetet e njerëzve të prekur me COVID-19. Disa herë javët e fundit ka ndodhur që janë publikuar raste viktimash të cilat më pas janë pranuar nga Ministria por duke thënë se ishin pozitivë me COVID-19 dhe nuk kanë vdekur prej tij.