Një mësuese e cila ishte shprehur vazahdimisht kundër pwrdorimit tw lwndwve narkotike vdiq tragjikisht pasi konsumoi kokainë "ndoshta për herë të parë dhe të vetme".
Kështu u tha pas hetimeve, mbi shkakun e vdekjes së saj.
Mësuesja dhe nëna e përkushtuar Hannah McGurdy prej disa vitesh u fliste miqve dhe familjes për të mos përdorur substanca narkotike të ndaluara, – transmeton NOA.al.
Mësuesja 35-vjeçare britanike e donte punën e saj të përkujdesjes për fëmijët, me nevoja të veçanta dhe drejtonte komitetin për mbledhjen e fondeve për shkollimin e tyre.
Por të afërmit vunë re edhe ndryshimin e personalitetit të saj, pasi ajo u fut në një lidhje të paqëndrueshme lezbike me një ish-fqinje, pasi u nda nga burri i saj.
Ata thanë që ajo kishte pak kohë me të dhe kishte nisur të pinte duhan.
Babai i saj tha për vdekjen e 35-vjeçares, se dukej se ajo po përpiqej t’i bënte përshtypje partneres së saj të re, Leanne Fisher.
Në janar të këtij viti, pas një mbrëmje të këndshme në shtëpinë e saj miqtë thanë se e lanë Anën, 35 vjeçe, në shtrat. Por 13 orë më vonë ata u kthyen për ta gjetur të vdekur benda në shtëpinë e saj në Cheadle, Manchester. Testet treguan se ajo kishte pirë kokainë.
/NOA.al