Transmetuar më 27-06-2020, 17:07

Për një njeri që nafta derdhet lumë nëpër puset e tij, kjo mund të jetë krejtësisht normale.

Ai zotëron një pronë në Spanjë, por jo vetëm që kurrë nuk e kishte vizituar atë, por nuk e dinte saktësisht se ku ishte. Ndoshta pranë Madridit?

Agjenti Andrew Lax pretendon se ai vendosi përfundimisht të blinte vilën në kodër 45 km në veri të kryeqytetit Spanjoll në emër të pronarit të tij, Emirit të pasur të Abu Dhabi, Sheik Khalifa bin Zayed al-Nahyan, por vuri re një tronditje.

Stafi i përhershëm i 15 anëtarëve që kujdesej për vilën u rreshtuan për ta përshëndetur si të ishte mbreti, kur e vizitoi së fundmi, ndërsa zbuloi se ai ishte vizitori i parë në 17 vjet.

Brenda kishte humë surpriza. Në kuzhinë – ku asnjë vakt nuk ishte gatuar më parë – thuhej se kishte plot pajisje të papërdorura të mbështjellura ende në Celofanin e prodhuesve.

Ndërsa, thuhet, një herë në javë çarçafët ku nuk kishte fjetur kurrë askush ishin hequr rregullisht për ajrosje nga shtretërit në 11 dhomat e gjumit dhe, së bashku me peshqirët – që ishin blerë për sundimtarin e Emirateve të Bashkuara Arabe – nuk i kishin përdorur asnjëherë për të tharë duart.

Prona mori emrin Al Dhafra, sipas një qyteti oaz në Gjirin Persik. Vetëm se mirëmbajtja e saj, përfshirë rojet e patrullimit dhe punonjësit, besohet se i kushtonin Sheikut 500 mijë euro në vit.

Por nuk është shifër e lartë kjo për një njeri që zotëron një pasuri prej 20 miliard eurosh.

Ai është mbreti i katërt më i pasur në botë pas Mbretit të Tajlandës, Sulltanit të Bruneit dhe Mbretit të Arabisë Saudite.

Këtë javë Gjykata e Lartë dëgjoi se si Sheik Khalifa u akuzua për ekstravagancë të pamatur në një betejë të ndërlikuar juridike mes tij dhe ish menaxherëve të perandorisë së tij, prej 5.5 miliardë paundësh në Londër.

Rasti zbuloi pretendime të jashtëzakonshme shpenzimesh të tepruara në lidhje me familjen, sepse vëllai i tij Sheikh Mansour zotëron klubin e futbollit Manchester City, dhe veçanërisht portofolin e shumë shtëpive luksoze. Ekzistenca e një numri kaq të madh pronash u zbulua në dokumentet gjyqësore.

/NOA.al