Transmetuar më 27-06-2020, 16:24

Një tragjedi familjare me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në provincën e Lecco-s.

Mësohet se dy fëmijë binjakë, të moshës 12 vjeçare, dyshohet se janë mbytur nga babai i tyre i cili më pas ka vrarë veten.

Sipas mediave italiane, që i referohen policisë, shkaku i këtij akti makabër ndaj fëmijëve të tij është ndarja nga bashkëshorja.

Çifti ishte në proces divorci dhe për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortes mbyti dy fëmijët e tij.

Ishte pikërisht nëna që i gjeti e para fëmijët e saj të pajetë në shtëpi, e cila kishte ardhur me urgjencë nga Milano pas një mesazhi tronditës të ish-burrit.

“Nuk do t’i shohësh më kurrë fëmiëjt e tu”-ishte mesazhi i babait të tyre, i cili pasi kreu aktin makabër vrau veten duke u hedhur nga një urë./noa.al/