Transmetuar më 26-06-2020, 00:02

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Kinë, ku një burrë 40 vjeç, i cili kishte pirë dhjetë shishe me birrë, e mbajti urinën për 18 orë por e pësoi keq.

Mjekët të cilët e trajtuan në urgjencë, konstatuan një çarje të fshikëzës.

Historia e pazakontë është shënuar në provincën e Zhejiang, të Kinës.

Siç raportojnë mediat vendase, një burrë 40 vjeç me emrin Hu, u zgjua duke u ankuar për dhimbje të forta barku, ndonëse ishte ende nën efektin e alkoolit.

Ai u shtrua me urgjencë në repartin e urologjisë, ku operua me urgjencë, pasi mjekët konstatuan plasjen e fshikëzës së urinës në disa vende.

Rasti u trajtua nga mjekët e Zhuji People’s Hospital, ku fatmirësisht ndërhyrja e mjekëve, arriti që ti shpëtojë jetën./noa.al/