Transmetuar më 25-06-2020, 21:52

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshje miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020.

Lajmi bëhet i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo ndeshje të luhet në kryeqytetin armen, Jerevan.

Shqipëria dhe Armenia janë përballur 5 herë në ndeshje zyrtare dhe miqësore në historinë e tyre.

Përveç miqësores, po në muajin tetor Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit në transfertë më 10 tetor dhe ndaj Lituanisë po në transfertë më 13 tetor./noa.al/